Rrahje masive në Shkup, në mes shqiptarëve dhe maqedonasve!

Foto ilustrim

Një përleshje masive ka ndodhur në natën e së martës midis dhjetëra të rinjve në autobusin me numër 64 që u zhvillua në afërsi të stacionit të autobusëve Simpo.
Sipas informatave të para jozyrtare përleshja ka shpërthyer në autobusin e e transportit publik, dhe në rrahje janë përfshirë dy grupe të maqedonasve dhe shqiptarëve, transmeton TetovaSot.
Pas incidentit ka reaguar Ministria e Brendshme pas së cilës të rinjtë janë ndaluar dhe dërguar në polici.
Forcat e policisë së Shkupit aktualisht janë duke punuar në zgjidhjen e rastit./TetovaSot/