Gjatë ditës së djeshme, ka ndodhur një rrahje masive në mes të disa të dyshuarve meshkuj/shqiptar në Shtërpcë të Ferizajit, të gjithë nën ndikim të alkoolit.

Policia ka intervenuar në këtë rast, ku edhe kanë pësuar lëndime trupore dy zyrtarë policorë.

Me vendim të prokurorit dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.