Sekretarit Organizativ të Aelencës Kosova e Re (AKR0 Rrahim Pacolli, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet dhe nga partia.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se më nuk do të jetë e pjesë e AKR-së, në të cilën siç thotë ai, ishte njëri nga themeluesit.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Si një ndër themeluesit e parë të Aleanca Kosova e Re më 2006 dua t’ju njoftoj se që nga sot jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Sekretarit Organizativ të AKR-së si dhe nga partia.

Këto 13 vite, si udhëheqës në disa pozita brenda partisë, asnjëherë nuk më ka interesuar të kem ndonjë post publik qeveritar, sepse qëndroj shumë mirë me bizneset e mia.

Dua të falënderoj bashkëpunëtorët, njerëzit e devotshëm të partisë e shumë profesorë, disa prej të cilëve nuk janë më në mesin tonë e që kanë dhënë kontribut të madh në AKR si dhe në shtetin e Kosovës, që nga fillimi e deri më sot.

Atyre u them me keqardhje se nuk do jem më pjesë e partisë.

Ky vendim është marrë tërësisht për arsye personale. Me respekt! RrP”, ka shkruar Pacolli.

Si një ndër themeluesit e parë të Aleanca Kosova e Re më 2006 dua t’ju njoftoj se që nga sot jap dorëheqje të…

Publiée par Rrahim Pacolli sur Lundi 6 mai 2019