Personazhi kryesor në aferën e fajdeve, Rrahim Hashimi, në videot ekskluzive të siguruara nga Koha, ka involvuar edhe një tjetër politikan të lartë të PDK-së, si garantues se do t’i kryejë punë për spitalin.

I dyshuari për fajde dhe mashtrim, Rrahim Hashimi, pretendon se ka takime të shpeshta me Kadri Veselin dhe Xhavit Halitin, raporton KTV.

Kjo video është realizuar më 31 janar të 2012-s.

Kadri Rexhepi: Çu, banja për hair.

Rrahim Hashimi: Hej, nesër met prej 12, se prej 12 deri 1 është pushimi, në Parlament te Xhaviti, se ai tha mundet me nënshkru’ edhe në 10 qysh ke marrëveshja. Jo i thashë, po duhesh me kanë edhe ti me hangër drekë.

Faton Dalladaku: Qashtu është.

Rrahim Hashimi: E lidha, s’kish saktë…

Teksa flasin për kohën e nënshkrimit të kontratës për spitalin brenda hapësirave të QKUK-së, Rrahim Hashimi thotë se njeriu që kryen punë është Kadri Veseli dhe se ky pi kafe me të.

Rrahim Hashimi: Qetash ata shkuan se apet po të kallëzoj, Kadria e kreu. Jo ky.

Faton Dalladaku: Kadria, Veseli?

Kadri Rexhepi: Oooo , leje bre… pasha Zotin u bajke m*t.

Faton Dalladaku: Nanën ia kajsha.

Kadri Rexhepi: U bajke m*t.

Rrahim Hashimi: Jo, jo, të shpjegoj veç diçka, veç të shpjegoj diçka.

Kadri Rexhepi: Këqyr çka po them. Mos të kofke (ishte) Kadria, ke tu u ba mt. Pasha Zotin u bajke mt.

Më vonë…

Rrahim Hashimi: Më falni, jo jam tu shku’ te Kadria unë, se janë tu pi kafe veç kështu për qejf, jo naj gja.

Por, disa muaj më vonë, pasi Faton Dalladaku ua dha paratë Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit, këtij të fundit i ankohet se janë duke e mashtruar.

Faton Dalladaku: Të lutem, t’i mëshojmë kapak menjiherë kësaj pune. Unë qetash e thirri Ekrem Llukën.

Kadri Rexhepi: Thirre.

Faton Dalladaku: Qetash e thirri edhe Kadri Veselin.

Kadri Rexhepi: Thirri bre krejt.

Faton Dalladaku: Krejt këta nëse është nevoja. Ma mirë po du’ me pas punë me ty. Kallëzo se çka është puna. Këto janë sene jo serioze. Asnjë send nuk u ba , asnjë gjë s’është ba deri tash. Krejt këto janë vetëm pallavra. Prej momentit të parë asgjë nuk është ba.

Dalladaku i ankohet sërish Kadri Rexhepit se Rrahim Hashimi nuk po e mban fjalën.

Faton Dalladaku: Ka pasë me thirrë Xhavit Halitin qe dy-tri javë ditë, po e ka thirrë ambasadori që është në Gjermani me ardhë. Për mu s’ka problem, jo po shkoj atje, jo po vij këtu, jo po vij këtu. Çka u ba bre ndonjë send, kurrgjë hiq s’u ba konkrete. Ky ka marrë, ky ka marrë.

Në fund të këtij diskutimi, Dalladaku thotë se nuk po arrin ta takojë Hashimin në mënyrë që ai t’ia kthejë paratë.

Faton Dalladaku: Para kesh, tre-katërqind mijë euro janë sikur këta që s’punojnë 30-40 mijë euro.

Kadri Rexhepi: O Faton, të martën i merr, ma së largu.

Faton Dalladaku: O jo, pasha Zotin, jo tybe.

Kadri Rexhepi: O s’muj i pjelli o Faton, më kupe.

Faton Dalladaku: Thirre Rrahimin, le të vjen.

Kadri Rexhepi: Unë shkoj ta marr në Vushtrri.

Faton Dalladaku: Qysh i keni marrë me m’i pru paret, sot.

I kontaktuar nga KTV-ja, Xhavit Haliti nuk ka dashur fare ta komentojë përmendjen e emrit të tij në këtë video.

“Po, s’është me rëndësi ajo punë me e ditë”, ka thënë Haliti.

Por, Xhavit Haliti kishte dhënë dëshmi si palë e dëmtuar në Prokurori, më 9 shkurt 2015.

Në dëshminë që kishte dhënë Xhavit Haliti, thuhet se është kërcënuar me mesazhe telefonike nga një person i panjohur, me publikim në media të disa të dhënave.

Hetimet, më vonë, kishin rezultuar se i dyshuari për kërcënim ishte Rrahim Hashimi.

Po ashtu, në dëshminë e Halitit në Prokurori, thuhet se Rrahim Hashimi u ka kërkuar para disa personave në emër të Xhavit Halitit për ndërtimin e spitalit privat brenda hapësirave të QKUK-së.