Juventusi mund të humbë Cristiano Ronaldon, derisa Italia po përballet me coronavirusin.

Italianët janë duke vuajtur nga pandemia botërore dhe II Messagero raporton se ylli portugez mund të rikthehet në Ligën Premier.

Manchester Unitedi thuhet se është i gatshëm që të mirëpres sërish 35-vjeçarin në Old Trafford, derisa Zonja e Vjetër do të kishte duart e lidhura.

Kampioni i Serie A-s do të përfitonte vetëm 65 milion euro nga shitja e Ronaldos, që thuhet se nuk dëshiron të rrezikojë familjen e tij nga virusi.


Tashmë lojtarët e Juventusit kanë pranuar që të ulin pagat, mirëpo ajo e portugezit vazhdon të jetë e lartë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë fiton 500 mijë euro në javë e që i bije se ai fiton mbi 27 milionë euro në vit.