Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka shkruar se Diego Maradona është një gjeni i përjetshëm dhe se sot i thotë lamtumirë një shoku.

Maradona u nda nga jeta sot (e mërkurë) në moshën 60-vjeçare duke lënë të pikëlluar shumë njerëz të sportit, e në veçanti futbollit.

Sulmuesi portugez, Ronaldo është njëri nga ta, dhe ai ka reaguar për vdekjen e Maradonës me një mesazh në rrjetet sociale.


“Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm”.

“Një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Një magjistar i pa-konkurrueshëm”.

“Ju largoheni shumë shpejt, por lini një trashëgimi të pakufishme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë”.


“Pusho në paqe, yll. Ju nuk do të harroheni kurrë”, ka shkruar Ronaldo në Twitter.

Ndryshe, Maradona vdiq pas një sulmi në zemër.