Ronaldinho refuzoi ofertën e liderit të Ligës Premier

Ronaldihno raportohet se në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit ka refuzuar mundësinë për t’u bashkuar me Leicester Cityn.

Sulmuesi 35-vjeçar është pa klub prejse u la i lirë nga Fluminense në shtatorin e vitit të kaluar.

Mundo Deportivo raporton se lideri i Premier Ligës nuk arriti që të bindë dy herë fituesin e Topit të Artë që të transferohet në Premier Ligë.

Gazeta spanjolle raporton se Ronaldinho është i interesuar që të fitojë një kontratë të majme në ligën kineze.