Legjenda braziliane Ronaldinho ka vendosur të dalë nga pensionimi. Ish-sulmuesi i Bacelonës e Milanit do të luajë për skuadrën kolumbiane Independiente Santa Fe më 17 tetor në një ndeshje miqësore.

Nuk është bërë e ditur nëse 39-vjeçari do të luajë vetëm një ndeshje apo do të jetë fillimi i një rrugëtimi të ri për të në futboll. Po ashtu, nuk dihet as kundërshtari i Santa Fe në miqësore, shkruan sot Koha Ditore.

Independiente Santa Fe është skuadra më e suksesshme në futbollin kolumbian, ndërsa ka fituar 17 tituj.

Skuadra kurrë nuk ka rënë nga Categoria Primera A, që është elita e futbollit të Kolumbisë.

Çmimet e biletave për ndeshjen e Ronaldinhos janë zbuluar, ku bileta më e shtrenjtë është 35 euro.

Nuk është keq duke marrë parasysh se tifozët do të kenë mundësinë të shohin një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)