Ikona braziliane Ronaldinho javë më parë është arrestuar në Paraguai së bashku me vëllanë e tij.

Ish-futbollisti i Barcelonës e Milanit është arrestuar për shkak se përdori pasaporta të falsifikuara.

Ishte 6 marsi i këtij viti kur Ronaldinho së bashku me vëllanë e tij u ndaluan dhe që nga ajo kohë po qëndron në njërin nga burgjet e Paraguait.

Braziliani festoi edhe 40 vjetorin e lindjes prapa grilave, teksa ditë më parë ai mori pjesë në një turne në burg, ku fitoi me skuadrën e tij.


Një video e re është publikuar nga TNT Sports, ku shihet braziliani teksa po argëtohet duke luajtur volejboll me këmbë.

Ende nuk është marrë vendim për dënimin e lojtarit, por ai po vazhdon qëndrimin në këtë burg.

Gjithsesi në Paraguai kanë njoftuar se Ronaldinho ka një dhomë speciale së bashku me vëllanë e tij dhe nuk janë në të njëjtën qeli me të burgosurit e tjerë.