Roma dhe Sampdoria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Serie A.

Giallorossët janë nikoqir të klubit gjenovez në ndeshjen e parë të vitit 2021, takim që zhvillohet në Olimpico nga ora 15:00.

Ekipi i Paolo Fonsecas vjen nga një seri pozitive me tri fitore në katër ndeshjet e fundit dhe dëshiron fitoren e radhës për ta betonuar pozitën e tretë.

Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu kanë rritur formën në ndeshjet e fundit, por në këtë udhëtim të vështirë do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Roma: Pau Lopez; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Villar, Veretout, Peres; Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko

Sampdoria: Audero; Yoshida, Colley, Tonelli, Augelo; Candreva, Thorsby, Ekdal, Jankto; Verre; Quagliarella