Arjen Robben do të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij edicioni të Bundesligas.

Sulmuesit holandez nuk do t’i vazhdohet kontrata pasi Bavarezët po duan ta rinovojnë ekipin.

Ka qenë vetë 35-vjeçari që ka konfirmuar largimin nga Bayerni në fund të këtij edicioni.

“Nuk besoj se do të luaj sërish me Bayernin, lëndimi që kam është disi i mistershëm dhe është frustuese të mos dish saktësisht problemin fizik nga i cili vuan”, tha Robben.

Ish-reprezentuesi holandez ka zbuluar se ka marrë disa oferta, por që ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën.

“Tani mendoj vetëm të kthehem në stërvitje, kam marrë shumë oferta por ende nuk kam marrë një vendim përfundimtar”, tha Robben.