Kafshët e egra janë thjesht aq, kafshë të egra, e ne nuk duhet të çuditemi kur ato sulmojnë kur janë nervozë apo ndihen të kërcënuara.

Dhe këtë e ka bërë një rinoqeront gjigant në parkun safari të Puebla, Meksikë, ku ka sulmuar një veturë familjare me bririn e tij masiv, transmeton koha.net.

Një video e bërë nga një veturë tjetër nga pas, shihet momenti kur rinoqeronti godet me bririn e tij një veturë, brenda së cilës gjendej një familje.

Rinoqeronti gjigant e godet veturën derisa shoferi tenton t’i ikë, por kafsha gjigante e ndjek atë.

Shoferi fillon t’i bie burisë në përpjekje për ta frikësuar atë përderisa punëtorët e parkut Safari vrapojnë drejt tij për të zgjidhur situatën.

Në fund të kësaj ngjarjeje, vetura duket e dëmtuar në masë të madhe, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.