Ndonëse rastet me COVID-19 ditëve të fundit kanë filluar të rriten, rreth 100 persona janë mbledhur sonte në Drenas, në mesin e tyre edhe ish-deputeti i PDK-së, Andin Hoti dhe kryetari i rinisë së kësaj partie, Donjet Bislimi, të cilëve nuk po ju bënë përshtypje kjo situatë me virus.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët kanë dërguar disa pamje, ku të njëjtit shihen duke u argëtuar me sharkia, meze e birra, në një vend ku shihet edhe një flamur kombëtar.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë njoftuar se në këtë ndejë po festojnë ditëlindjet e dy aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Paralajmërimi i kryeministrit Avdullah Hoti, se do të shtrëngohen masat, siç duket nuk vlen për ata që organizuan këtë aheng, duke e parë se janë shkelur të gjitha masat e Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit./Sinjali