Sot zhvillohen tri duele në Superligën e Kosovës në futboll në kuadër të javës së 18-të, njofton Llapi.info.

Derbi i Anamoravës është ai që merr vëmendjen e xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll. Drita dhe Gjilani do të vihen përballë njëra-tjetrës.

Kjo xhiro takon edhe Llapin me Dukagjinin. Ndeshja nis nga ora 13:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Llapjanëve iu duhet fitorja në këtë duel për t’i harruar rezultatet e ndeshjeve të fundit dhe për të t’i ndjekur liderët aktualë të tabelës. Arkëtimin e pikëve të plota përpara adhuruesve të vetë e kërkojnë po ashtu edhe dukagjinasit për t’u larguar nga zona e kuqe e tabelës.

Në ndeshjen e parë në mes të këtyre skuadrave ka përfunduar me fitore të llapjanëve, që në “Zahir Pajaziti” triumfuan me rezultat 2-1.

Llapi në këtë ndeshje hyn pas disfatës së fundit të pësuar në shtëpi ndaj Flamurtarit, kurse Dukagjini u mposht si mysafir i Feronikelit në Drenas.

Aktualisht Llapi zë vendin e shtatë në tabelë me 24 pikë të tubuara, ndërsa në anën tjetër Dukagjini radhitet në fund të tabelës me vetëm tetë pikë./Llapi.info