Kthimi i mërgimtarëve pas pushimeve verore që kaluan në Kosovë ka rikthyer edhe kolonat në pikën kufitare në Merdare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se kolonat në dalje prej Kosovës në pikën kufitare në Merdare janë mbi një kilometër të gjata ndërsa pritjet janë nga 120 deri në 180 minuta apo tri orë.

Ndërkaq situatë më e mirë është në pikën kufitare tek Dheu i Bardh ku pritjet nuk shkojnë më shumë se 20 minuta.

Mërgimtarët ankohen se gjithnjë po ju përsëritet kjo situatë. Ata i kanë thënë albinfo.ch se kjo gjendje është e papranueshme nga se institucionet e Kosovës është dashur të bëjnë një zgjidhje.

Ndërsa Policia e Kosovës thotë se ka shtuar kapacitetet për të evituar pritjet por thotë se pengesë janë edhe punimet që po kryhen në këtë pikë. Policia u bënë thirrje mërgimtarëve që të shfrytëzojnë edhe pikëkalimet tjera kufitare.