Lutjet dhe ritualet fetare nëpër xhamitë e Arabisë Saudite, janë ndërprerë që nga fundi i muajit mars, si parandalim kundër përhapjes së coronavirusit.

Në të gjithë Arabinë Saudite, xhamitë u rihapën sot për herë të parë në më shumë se dy muaj, që kur shpërtheu pandemia, transmeton Telegrafi.

Besimtarët lejohen që të kryejnë vetëm lutjet e mëngjesit, ndërsa vetëm në 40 për qind të hapësirës së xhamive. Xhamia kryesore në qytetin e shenjtë të Mekës, vazhdon të jetë e mbyllur.

Autoritetet saudite kanë bërë të ditur, se janë dërguar disa milionë mesazhe telefonike, për t’i informuar njerëzit rreth rregullave të reja për lutjet.

Këto rregulla përfshijnë mbajtjen e një distancë prej dy metrash mes besimtarëve gjatë lutjeve, mbajtjen e maska në fytyrë në çdo kohë dhe ndalimin e përshëndetjes së njëri-tjetrit me shtrëngime duarsh ose përqafime.

Në Mbretërinë e Arabisë Saudite, deri më tani janë 480 viktima nga coronavirusi, ndërsa 83,384 janë të infektuar.