I dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka mbërritur në selinë e VV-së, ku do të takohet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Së bashku me Grenell ishte edhe ambasadori amerikan Philip Kossnett.

Grenell do të takohet edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, takim ky i planifikuar për tu mbajtur në ora 11:30.

Emisari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, arriti dje në Kosovë ku edhe e kishte një darkë pune me presidentin Hashim Thaçi.

Richard Grenell pas kësaj darke, duket se ka qenë i qartë për taksën 100 % duke kërkuar që ajo të hiqet.

”Falemnderit, president. Ne duhet të bëjmë progres – që përfshin edhe heqjen e taksës”, shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter.

Ai poashtu nga Kosova do të udhëtoj për në Serbi, ku të premten në mëngjes do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Ardhja e Grenellit në Kosovë dhe Serbi vjen tri ditë pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.