Football Manager po fut në një ndryshim të madh në video-lojën e ardhshme.

“Sega” dhe “Sports interaktive” kanë vendosur të përfshijnë futbollin e grave për herë të parë që kur ekziston kjo lojë.


Ata po punojnë shumë për këtë dhe shpresojnë që nga FM2022, futbolli i grave të jetë në platformën e tyre, raporton theguardian.

“Ne e dimë që shtimi i futbollit të grave në lojë do të kushtojë miliona dhe se fitimi do të jetë minimal. Sidoqoftë, kjo nuk është qëllimi, ne duam të ndihmojmë futbollin e grave”, tha Miles Jakobsen, drejtor i kompanisë “Sports interaktive”.

Ata do të duhet të “përballen” me gjëra të ndryshme. Transferimet në futbollin e grave nuk janë të njëjta, dhe ata njoftuan se do të kujdesen edhe për ciklin menstrual në lojë.