Agjencia e njohur e lajmeve “Reuters” ka publikuar një artikull lidhur me fillimin e gjykimit të parë nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

Kjo gjykatë e cila u krijua në vitin 2015-të do të trajtojë krimet e luftës që nuk janë trajtuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e Kombeve të Bashkuara që është mbyllur në vitin 2017-të.

Rasti i parë është kundër Salih Mustafës, 50 vjeç, ish-komandant pro pavarësisë, i cili të mërkurën u deklarua i pafajshëm për krime lufte.

Ai ngarkohet me akuzat për vrasje, menaxhim të një burgi ku të burgosurit ishin përballur me rrahje të përditshme dhe torturim.

Prokurorët thanë se viktimat ishin shqiptarët, të cilët nuk ishin pajtuar politikisht me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Reuters shkruan për rastin ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Salih Mustafa, i cili u deklarua i pafajshëm për krime të luftës.

Mustafa ngarkohet me akuzat për vrasje, menaxhim të një burgu ku të burgosurit ishin përballur me rrahje të përditshme dhe torturim.

Prokurorët thanë se viktimat ishin shqiptarët, të cilët nuk ishin pajtuar politikisht me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tutje në artikullin e kësaj agjencie përmendet se Dhomat e Specializuara kanë ngritur padi ndaj tetë të dyshuarve. Të gjithë janë në ndalim në një qytezë bregdetare holandeze, Scheveningen.

Në mesin e tyre është ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili dha dorëheqje nga posti vitin e kaluar dhe u dorëzua për t’u përballur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokurorët e mbajnë Thaçin përgjegjës për rreth 100 vrasje të civilëve gjatë luftës, kur ai ishte komandant i UÇK-së që i luftoi policinë e ushtrinë serbe.

Reuters e përshkruan Thaçin si hero kombëtar i përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili iu fut karrierës politike pasi e udhëhoqi betejën e UÇK-së kundër forcave që ishin nën urdhrin e Millosheviqit.

Ai ka qenë figurë mbizotëruese politike në vend që nga shpallja e pavarësisë para 13 vjetësh.

Së paku 13 mijë njerëz vdiqën gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, që atëherë ishte provincë e Serbisë nën pushtetin e presidentit të ndjerë jugosllav, Sllobodan Millosheviq.