Kosova është përfshirë nga reshjet e borës këtë javë.

Gjatë ditës së hënë, bora ka vështirësuar qarkullimin në komunikacion në disa pjesë të vendit.

Në Ferizaj, qytetarët janë ankuar se rrugët nuk janë pastruar siç duhet nga komuna, dhe kjo ka bërë që të ketë edhe bllokim në trafik.

Në rrugën Ferizaj-Brezovicë, një qytetar me veturë luksoze Range Rover, ka vendosur t’i dalë në dihmë një kamioni, të cilin e tërheq tatpjetës pa vështirësi.

Videoja është dërguar në redaksinë e Telegrafit.

Ndërkaq, për shkak te rrugëve me ngrica, Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Të dielën në rrugën Prishtinë-Podujevë, tre persona kanë vdekur në aksident komunikacioni dhe disa të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

VIDEO