Reshje të mëdha të shiut dhe breshërit kanë përfshirë zona të shumta në Komunën e Podujevës këtë pasdite, shkruan Llapi.info.

Në fshatin Konushec nga reshjet është vërshuar edhe një lagje. Sipas pamjeve të cilat banorët i kanë dërguar në adresë të Llapi.info, shihet prezenca e madh e ujit tek disa shtëpi. Sipas banorëve, ekipet policore dhe ato të zjarrfikësve kanë dalë në këtë anë.

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe i ndryshueshëm.

Sot vende-vende parashihen reshje të shiut të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa dita e shtunë parashihet të përfshij pothuaj gjithë territorin me reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-28 gradë Celsius./Llapi.info

Breshër i madh në Siboc

Gepostet von Llapi.info am Freitag, 17. Juli 2020
This image has an empty alt attribute; its file name is 108957726_279874986411631_6170161553867725864_n.jpg
Pamje nga qyteti