Reporteri tallet me Lingard duke i thënë se ishte lojtari i ndeshjes...

Reporteri tallet me Lingard duke i thënë se ishte lojtari i ndeshjes (Video)

Pas takimit ndërmjet Chelseat dhe Manchester Unitedit, i ishte thënë Jesse Lingardit se ai ishte lojtari i ndeshjes, mirëpo më pas çmimi iu nda Juan Matas.

Reporteri i Sky Sports, Geoff Shreeves, i tha Lingardit se ai e kishte fituar çmimin, gjë që e habiti edhe vet lojtarin. Ndërkaq, kërkoi nga Mata që t’ia dorëzonte çmimin.

Më pas, reporteri filloi të qeshë për t’i thënë Matas se ai ishte më i miri i sfidës.

Lingard shënoi golin e vetëm të Djajve të Kuq na barazimin 1-1, mirëpo ishte mesfushori spanjoll ai që bëri paraqitjen më të mirë.