Renditja e FIBA-s: Kosova e 96-ta, Shqipëria e 80-ta në botë për basketboll

Kosova është pozicionuar në vendin e 96-të në botë në ranglistën më të re të publikuar nga FIBA, në të cilën janë përfshirë 153 kombëtare.

Ranglista bazohet në rezultatet gjatë kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Eurobasket 2017” dhe parakualifikimeve për Botërorin “Kina 2019”.

Në vendin e parë është SHBA-ja, që ndiqet nga Spanja dhe Serbia.

Ranglista e re e përfaqësueseve në FIBA do të bëhet pas çdo përfundimi të ciklit kualifikues për Botëror.