Deputeti i Kuvendit të Kosovës i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa- Remi ka folur për pakënaqësitë e opozitës dhe gjendjen aktuale në vend.

Duke folur rreth veprimeve të fundit në Kuvend nga opozita dhe pakënaqësitë e tyre, Rrustem Mustafa gjithë përgjegjësinë për situatën politike i’a hedh kryeministrit, Isa Mustafa

“Fajtor është Isa Mustafa. Pakënaqësia ka ardhur nga pamundësia e sqarimit të marrëveshjes për demarkacion”, ka thënë Remi, në emisionin “Rrokum roll”, në televizionin Rrokum.