Ish-Komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka sqaruar se do të largohen të gjithë ata njerëz që janë futur në listat e veteranëve të UÇK-së pa qenë fare në luftë.

Ai ka treguar se deri tash s’ka qenë i përfshirë në këtë proces, kurse tash ka bërë thirrje që askush prej pjesëtarëve të UÇK-së të mos mbetet jashtë listave të veteranëve.

“Nëse rastësisht gjendet dikush që nuk ishte ushtar i UÇK – së e di se do të del jashtë listave për veteranë”, ka shkruar Remi.

Lexojeni të plotë reagimin e Rrustem Mustafës:

Veteranë të nderur të regjionit: Prishtinë, Podujevë ,Obiliq,Fushe Kosovë, ZOLL – it.

Po ju drejtohem pas publikimit të listës së Veteranëve të UÇK – së dhe vërejtjeve në lidhje me ketë.

Unë kam falur besimin(per shkaqe objektive personale nuk isha perfshire deri tani),dhe prap ju besoj eprorve të mi, por tani në fazën e dytë do të angazhohem bashkë me eprorët e njësive të UÇK – së ti evitojmë ato parregullësi, fale zotit shumica e ushtareve jane te gjalle.

Ju ftoj të angazhoheni të gjithë në njësitet e juaja ku i keni dhe të jepni kontributin vetem ne njesit e juaja mundeni te kontriboni qe:

1.Askush nga ushtarët e UÇK – së të mos mbetet jashtë listave të UÇK- së.

2 .Nëse rastësisht gjendet dikush që nuk ishte ushtar i UÇK – së e di se do të del jashtë listave për veteranë .

3. Te plagosur lufte ne Prishtinë, Podujevë, Obiliq, F.Kosovë kam raport se jane jo me shumë se 200 ushtarë, për lendime, ligji ju jepe mundesi aplikimi dhe per ata do te vendos komision i veçant mjeksor.

Të gjitha këto në adresat zyrtare pranë njësiteve të juaja , deri tek zyra e qeverisë të angazhoheni me seriozitetin më të lartë e ta përfundojmë këtë çështje.

Vetëm kësht ne mundemi dhe do të dalim faqebardhë para atyre që në mënyrë të pa dinjitetshme kanë spekuluar dhe merren me punët që nuk janë të tyre.

Forca VETERANËT… KEMI PUNE PËR TË BËRË!!!