Rekord në luftën vjetore me domate, qyteti shndërrohet në liqe të kuq (Video)

Rreth 160 tonë domate janë hedhur në luftën vjetore të ushqimit “Tomatina” në lindje të Spanjës. Masat e sigurisë gjatë festivalit kanë qenë të rrepta për shkak të druajtjeve për sulme të mundshme terroriste.

Vlerësohet se 22.000 vendorë dhe turistë morën pjesë në festival duke hedhur domate ndaj njëri-tjetrit gjatë një ore argëtimi që e shndërroi qendrën e qytetit të vogël Bunol në liqe të kuq, transmeton Express.

Domatet, të cilat kanë kushtuar 36.000 euro, u sollën në qytet me gjashtë kamionë të mëdhenj e pastaj në sheshin kryesor të qytetit “Plaza Layana” me kamionë më të vegjël.

Policia dhe zjarrfikësit kanë qenë në gjendje gatishmërie për të parandaluar çfarëdo sulmi të mundshëm.