Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

E një rekord të madh ky televizion e ka thyer edhe në mbrëmjen e së hënës – për shikueshmëri.

Emisioni “Pressing” i T7, gjatë transmetimit në rrjetin social “Facebook”, në internet, ka arritur të kapë shifrën e mbi 20 mijë shikuesve.

Image may contain: 3 people, text

Kurti ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe sistemin gjyqësor në Kosovë dhe ka kërkuar që të bëhet një pastrim i gjyqësorit nga prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar.

“Krimi dhe korrupsioni duhet të luftohen menjëherë, duhet vettingu”, ka thënë Kurti.

“Vendet e vetme që po kalojnë nëpër vetting për momentin janë Ukraina, Kenia dhe Shqipëria, prej atyre do marrim shembull se si kanë kaluar nëpër këtë proces shumë të ndjeshëm. Duhet ta reformojmë sistemin e drejtësisë”

“Duhet që të bëhet pastrimi i sistemit gjyqësor. Vetëm me prokurorë të pastër luftohet krimi“.

Kurti në këtë emision ka folur edhe për çështjen e flamurit, simboleve dhe himnit të Republikës së Kosovës.

Kurti ka thënë se si kryeministër natyrisht se do e respektojë këto simbole shtetërore.

“Ta keni parasysh se himni e ka emrin Europa dhe nuk ka tekst. Kjo është e çuditshme. Natyrisht që jam për që të i shtohet tekst këtij himni por kjo duhet të bëhet në parim me kushtetutën tonë”, ka thënë Kurti.

Lideri i VV-së ka thënë se dëshira e LDK’së që të bëjnë koalicion me VV’në, ngelej mbrapa nga frika e tyre prej PDK’së.

“LDK’ja nuk merrnin vesh kur thosha ta bëjmë koalicionin parazgjedhor”, deklaroi Kurti.

Derisa ai nuk fshehu optimizmin të shkonte para koalicioni LDK-VV, por sipas Kurtit, LDK’ja frikësohej nga PDK’ja për një koalicion parazgjedhor.

“Unë kisha optimizëm të shkonim para, por dëshira e tyre që të vijnë me neve, ngelej mbrapa nga frika e tyre prej PDK’së”, tha Kurti.