Reduktime të ashpëra dhe pa orar të energjisë elektrike kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme në qytetin e Podujevës.

Por, qyteti nuk është ai i vetmi që po përballet me këto reduktime tash e sa ditë. Me reduktime të energjisë elektrike po përballen edhe fshatrat e Podujevës.

Llapi.info ka kontaktuar në telefon zëdhëndësin e KEDS-it, Viktor Buzhalën, për të marrë një prononcim në lidhje me këtë qështje, por ky i fundit nuk ka dashur të përgjigjet përmes telefonit duke thënë që t’i shkruajm në e-mail.

Llapi.info i ka shkruar në e-mail Buzhalës, duke e pyetur për arsyen e këtyre reduktimeve dhe kur pritet të përmirësohet kjo gjendje, por ai prapë nuk ka kthyer përgjigje./Llapi.info