Sergio Ramos duket se pas këtij sezoni nuk do t’i mbrojë ngjyrat e Real Madridit, dhe për këtë klubi madrieln është në kërkim të një zëvendësuesi të tij.

Mediat italiane raportojnë se Reali synon ta transferojë mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, transmeton Koha.net.

Corriere dello Sport raporton madje se Napoli ka refuzuar ofertat prej 90 milionë euro për shërbimet e tij nga Real Madridi dhe Manchester Unitedi.

Koulibaly ka klauzolë largimi prej 150 milionë euro, por që do të jetë aktive që nga vera e vitit 2020.