Cristiano Ronaldo dhe Real Madridi besohet se kanë një mos marrëveshje të madhe sa i përket largimit të tij në drejtim të Juventusit.

Marca, AS dhe Corriere dello Sport shkruajnë se Reali kërkon që Ronaldo të bëjë hapin e madh përpara dhe të marrë përgjegjësinë publikisht për largimin e tij.

Kjo kërkesë vjen për shkak se Florentino Perez nuk dëshiron të mbahet mend si presidenti që e shiti superyllin portugez.

Sidoqoftë, Ronaldo është i mendimit që ai po shtyhet drejt largimit nga klubi, duke çuar kështu në vonesë të transferimit.

Cristiano Ronaldo dhe Presidenti Florentino Perez nuk kanë marrëdhënie te mira (Getty Images)
Marca shkon edhe një hap më tej duke pohuar se Reali madje nuk do të pranojë marrëveshjen prej 100 milionë eurosh të arritur në parim nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet nga Ronaldo.

Gazeta madrilene shton më tutje se Ronaldo dëshiron një largim pa shumë vëmendje, por do të nënshkruajë një klauzolë konfidencialiteti që e ndalon të të dalë publikisht të dalë të tregojë ngjarjet që po zhvillohen aktualisht mes tij dhe Realit.

AS dhe Il Corriere dello Sport shkruajnë se agjenti, Jorge Mendes, ka informuar Juventusin se Ronaldo mbetet i qëndrimit për t’iu bashkuar kampionit të Italisë.

Edhe agjenti i lojtarit edhe Juventusi presin që 33 vjeçari të konfirmohet si lojtar i Juventusit jo më larg se fundjavën e ardhshme.