Real Madridi është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit polak të Bayern Muenchenit, Robert Lewandowski, raporton “Sky Germany”.

Lewandowski 32-vjeçar është duke dëgjuar ofertat nga klubet tjera, ndërsa ende nuk ka arritur pajtim për të vazhduar kontratën me Bayernin. Ai ka edhe dy vjet kontratë me Bayernin.

Lewandowski mund të jetë në dispozicion për 60 milionë euro.