Real Madridi me ofertë të parezistueshme për Tottenhamin, ofron dy tre yje për Harry Kanen

Real Madridi e ka shumë seriozisht transferimin e sulmuesit anglez Harry Kane nga Tottenhami.

Për këtë Florentino Perez ofron tre lojtarë të formacionit bazë për sulmuesin.

Në listë janë ish dyshja e Tottenhamit Gareth Bale dhe Luka Modric, ndërsa aty përfshihet edhe Karim Benzema.

Sipas Diario Gol, oferta vetëm është dëgjuar nga krerët e klubit anglez.

Këpuca e Artë e Ligë Premier për sezonin e shkuar, e ka nisur mirë edhe këtë vit duke shënuar shtatë gola në sezonin 2017-18.

Reali është i bindur që oferta e tyre do të pranohet pasi ofron tre lojtarë të nivelit të lartë.

Harry Kane është në kulm të karrierës pasi që edhe te Anglia është kapiten.

Ai i ka ndihmuar ‘Tre Luanët’ që të kualifikohen me vendin e parë për në Kupën e Botës.