Los Blancos dhe Barça e kanë edhe një “El Clasico” në agjendën e tyre në fillim të marsit, ndeshje kjo që mund të luajë rol në renditjen përfundimtare në tabelën e La Ligës.

Sezonet në Spanjë shkojnë e vijnë, por, sërish, gara për titullin e La Ligës duket se është mes Real Madridit dhe Barcelonës. Edhe pse kanë mbetur edhe 15 ndeshje deri në fund të sezonit, dy klubet e kanë rrethuar me të kuqe 1 marsin në kalendarin e tyre. Në orën 21:00 në atë datë, dy gjigantët spanjollë do të përballen mes vete në Santiago Bernabeu, ndërsa kujtimet nga El Clasico e parë i kanë ende të freskëta në memorie, transmeton Gazeta Express.

Los Blancos do t’i mirëpresin – jo në kuptimin e plotë – lojtarët e Barcelonës në shtëpi, të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe pa ia hequr sytë edhe dy ndeshjeve të ligës që janë në rrugë deri atëherë.

Fillimisht e ka rendin Celta Vigo, para vizitës në Levante. Ndërsa, Quique Setien do të përqendrohet te ndeshja kundër Getafes, që radhitet e treta në ligë, dhe pastaj te ndeshja kundër Eibarit  – të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Camp Nou, para udhëtimit në kryeqytet.

Kur të largohet edhe El Clasico nga rruga, Barcelona i ka ndeshjet më të vështirë në letër, pasi që në agjendën e katalonasve përfshihen udhëtime në Sevilla (në vendin e pestë) dhe Villarreal (në vendin e tetë), si dhe ndeshja në shtëpi kundër Atletico Madridit në fund të prillit.

Megjithatë, eliminimi nga Kupa e Mbretit qysh në fazën çerekfinale mund t’i bëjë mirë garës për titullin e La Ligës, pasi që të dyja skuadrat do të ketë mundësi të përqendrohen më shumë te kampionati, tani që fillon sërish edhe Liga e Kampionëve.

Të dyja klubeve u kanë mbetur edhe nga tetë ndeshje në shtëpi dhe nga shtatë ndeshje si mysafirë. Nga top nëntëshja aktuale e La Ligës, skuadra e Zinedine Zidane i ka udhëtimet më të vështira në Anoeta për ndeshjen kundër Real Sociedadit dhe në San Mames për ndeshjen kundër Athletic Bilbaos.

Nëse Real Madridi ose Barcelona e arrin finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll më 20 maj, atëherë ata do t’i luanin edhe 23 ndeshje në 111 ditët e mbetura deri në fund të sezonit – mesatarisht një ndeshje çdo 4.8 ditë.

Agjenda e La Ligës për Barcelonën dhe Real Madridin

XhirojaDataREAL MADRIDBARCELONA
2416 shkurtCeltaGetafe
2522 shkurtLevanteEibar
261 mars**MADRID vs BARÇA**
278 marsBetisReal Soc.
2815 marsEibarMallorca
2922 marsValenciaLeganés
305 prillReal S.Sevilla
3112 prillMallorcaAthletic
3222 prillEspanyolCelta
3326 prillGetafeAtlético
343 majAthleticVillarreal
3510 majAlavésEspanyol
3613 majGranadaValladolid
3717 majVilllarrealOsasuna
3824 majLeganésAlavés

Gara për titullin e La Ligës këtë sezon është po aq e zjarrtë sa mund të kenë shpresuar tifozët neutralë e ashtu siç do të kishin preferuar të mos ishte tifozët e Barcelonës dhe Real Madridit. Megjithatë, pas 1 marsit, gara do të bëhet më e qartë për të gjithë.