Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është gati që ta “thyej bankën” për ta mposhtë Barcelonën për Antonie Griezmann.

Sulmuesi i Atletico Madrid përflitet se do të largohet që në verë. Edhe interesimi për të ka qenë i madh, jo vetëm sivjet, shkruan Diario, përcjell Klan Kosova.

Francezi, pikërisht të dielën shënoi golin e barazimit në ndeshjen ndaj Los Blancos që përfundoi 1:1.

Derisa ai lidhet me një kalim në Camp Nou, një ofertë prej 100 milionë, mund të bënte që Griezmann të shqyrtonte largimin nga Atleti për në Real Madrid.