Billbordet e kandidat të VV-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi janë dëmtuar në disa pjesë të kësaj komune, shkruan Llapi.info.

Për këtë ka reaguar dega e kësaj partie, derisa është bërë e ditur se këto raste kanë ndodhur në fshatin Peran dhe Gllamnik.

“Ata që po frikësohen nga ndryshimi në Llap bëjnë veprime të ulta. Sot, në ditën e dytë të fushatës persona të panjohur kanë dëmtuar billboardet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në disa lokacione. Duket që atyre që po u pengon ndryshimi dhe që nuk po mund ta ndalin kanë planifikuar të dëmtojnë posteret dhe billboardet tona. Të tillë janë dëmtuar në Gllamnik dhe Peran. Qytetarët tashmë janë përcaktuar për ndryshim, ju mund të shqyeni billboardet e kandidatit tonë, por nuk do të mund ta ndryshoni vullnetin e qytetarëve të Podujevës që kanë vendosur ta ndëshkojnë krimin e korrupsionin, hajninë e nepotizmin, neglizhencën e keqmenaxhimin. Askush nuk mund ta ndalojë frymën e ndryshimit që do të kulmojë me 29 nëntor”, thuhet në reagim.

Ndryshe, zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës do të mbahen më 29 nëntor. Në garë për kreun e kësaj komune janë tre kandidatë./Llapi.info