Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka pranuar zyrtarisht Notën Verbale nga Ambasada e Republikës së Guinea-Bissau-t në Bruksel, që mban datën 24 Janar 2018 nëpërmjet të cilës është ri-konfirmuar njohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, vendim ky që ishte marrë nga ish-Presidenti i këtij shteti, Malam Bacai Sanhá, me datën 10 Janar, 2011.

Ky ishte konfirmim zyrtar i Notës Verbale tek Institucionet e Republikës së Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike, thekson MPJ e Kosovës, e cila i përgjigjet lajmeve të lëshuar nga Serbia për kinse tërhqjen e njohjes nga ky shtet.

“Ministria e Punëve të Jashtme e ka shpërndarë të njëjtin dokument tek mediat vendore më 2 Shkurt, 2018 andaj çdo rënie pre e fushatës së egër propagandistike dhe të lajmeve të rreme serb është e papranueshme, joprofesionale dhe në kundërshtim me interesin nacional të vendit për të forcuar subjektivitetin dhe integrimin ndërkombëtarë”, thekson MPJ në reagim.