Sot, është dënuar Zoran Vukotiq me 10 vjet burgim, i akuzuar për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga gjykatat vendore.

Lidhur me këtë ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo u shpreh se ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës.

Postimi i plotë:

Sot, për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 10 vite burgim kriminelin, Zoran Vukotic për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë!/Indeksonline/