Sot në orët e para të mëngjesit është raportuar se një autobus i linjës Podujevë – Prishtinë është djegur. Express ka kontaktuar me pronarin e kompanisë, i cili e ka mohuar se është djegur ndonjë autobus i tij.

Sipas dëshmitarëve thuhej se autobusi është djegur në fshatin Vranidoll, mirëpo pronari i kompanisë “Beni2”, për të cilin u raportua, Ferki Berisha, tha se kjo nuk ka ndodhur.

“Nuk ka pasur djegie të autobusit të linjës sonë”, ka thënë pronari i kompanisë Ferki Berisha.