Ka përfunduara para pak minutash pjesa e parë e takimit mes klubit nga Suhareka, Ballkanit dhe atij nga Podujeva, KF Llapit, raporton Llapi.info.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rezultat 1-0 në të mirë të suharekasve, por që kjo pjesë s’u mbyll pa incidente, ku edhe pati përleshje të madhe.

Gjithçka filloi pas një ndërhyrje të Kushtrim Gashit ndaj Ahmed Januzit, dhe në kacafytje u përfshinë futbollistë e zyrtarë të dy skuadrave.

Nga kjo përleshje me të kuq u përjashtuan Ahmed Januzi dhe Kreshnik Gashi.  E, pas këtij incidenti ka reaguar faqja zyrtare e klubit llapjan.

“Përfundon pjesa e parë:  FC Ballkani – KF Llapi 1:0. Nuk e dimë a jemi në Suharekë apo në Serbi! Kjo është turpi i vitit 2021, turpi i futbollit”, thuhet në reagim./Llapi.info

No description available.