Ka reaguar menjëherë pas arrestimeve që po kryhen në disa lokacione në Kosovë për dyshime me keqpërdorime në subvencione, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Ajo përmes një statusi në Facebook ka thënë se “Zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm e në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi”.

Tutje Haxhiu ka përgëzuar institucionet e vendit për reagimet e tyre të shpejtë.

Postimi i plotë:

Zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm e në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi.

Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione. Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë!

Shteti i së drejtës nuk ka alternativë!