Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Serbisë, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, mes tjerash vendosi edhe flamurin kombëtar shqiptar, shkruan Reporteri.

Vendosja e flamurit shqiptar, u u bë gjatë kohës kur deputeti Kamberi po mbante fjalimin mbi mos përdorimin e simboleve kombëtare të pakicës shqiptare në Serbi, derisa të njëjtën të drejtë serbët e shfrytëzojnë në Kosovë dhe vendet e rajonit.

Vendosja e flamurit, i pengoi kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, që edhe kërkoi që flamuri shqiptar të largohet nga kuvendi.

Daçiç tha se toleranca në Serbi është në nivelin më të lartë të mundshëm, por ai kërkoi nga Kamberi që të respektojë Rregulloren e Procedurës, e cila nuk lejon futjen e asgjëje që nuk është pjesë e materialit parlamentar, posaçërisht shfaqjen e flamujve të vendeve të tjera.

“Kështu që do t’ju kërkoja të hiqni flamurin e Shqipërisë, sepse nuk është flamuri i pakicës kombëtare shqiptare në vendin tonë.

Kamberi u përgjigj se ai e bëri atë në përputhje me Ligjin mbi Përdorimin e Flamurit, stemës dhe himnit, por që “nëse nuk ka aq shumë tolerancë.

Tutje, ai pastaj tha se për të nuk ka çështje më të rëndësishme sesa identiteti.

“A ka ndonjë çështje më të rëndësishme se identiteti?Nne mund të kemi para dhe punësim, por nëse nuk kemi identitet, gjuhë dhe shkrim… Ky është një flamur që shqiptarët e përdorin që nga viti 1443 dhe është më shumë një flamur kombëtar sesa një flamur shtetëror”, tha Kamberi.