Me propozimi të Ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësis, Besim Beqaj, në Kuvendin e Kosovës është votuar Ligji për Ratifikimi të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ për bashkëfinancimin e Projektit “Creating Employment Through Export Promotion”(CETEP).
Projekti “Krijimi i Vendeve të Punës Përmes Promovimit të Eksporti” është bashkëfinancim në mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ-it gjerman, me vlerë 2.4 milonë euro, nga të cilat 1.2 milionë ndahen nga MIN, ndërsa 1.2 milionë të tjera nga GIZ.

Me rastin e votimit në Kuvend të këtij ligji, Ministri Beqaj ka deklaruar se projekti CETEP ka vlerë 4.2 milonë eruo dhe do të shërbejë për përkrahjen e sektorit privat, prodhimit, eksportit dhe grave në biznes, duke theksuar se me këtë projekt do të rriten fondet për përkrahje të sektorit privat në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Ai ka thënë po ashtu se me qëllim të rritjes së kredibilitetit të procesit të ndarjes së fondeve, të gjitha procedurat e projektit do të ekzekutohen nga GIZ, me qëllim të rritjes së kredibilitetit dhe dyfishimin e mjeteve financiare.