Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar edhe arsimtarin cili dyshohet se është i përfshirë ne skandalin e abuzimit seksual me të miturën në qytetin e Drenasit.

Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore, sot është intervistuar edhe një i dyshuar tjetër për këtë rast ( me inicialet Sh. Xh – i cili nuk është zyrtar policor).

Lajmi.net ka mësuar se bëhet fjalë për profesorin e involvuar në këtë rast.

“Pas intervistimit të këtij të dyshuari, të njëjtit më vendim të prokurorit i është caktuar masën e ndalimit për 48 orë”, njoftoi IPK-ja.

Arrestimi i të njëjtit nga hetuesit e IPK-së është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin (e paraparë në nenin 239 të Kodit Penal).

“Hetimet nga Inspektorati Policor lidhur me këtë rast do të vazhdojnë edhe lidhur me dyshimet për përfshirjen e të dyshuarve të tjerë në këtë rast”, bënë të ditur IPK-ja.

Gjatë ditës së djeshme Inspektorati Policor i Kosovës për këtë rast e ka arrestuar edhe një polic.