Gazeta Online “Reporteri.net”, pak minuta më parë raportoi se sot rreth orës 12:00, ka ndodhur një vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër 33-vjeçare.

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha ai për Gazetën Online “Reporteri.net”.

Po ashtu, lidhur me këtë ngjarje, Klan Kosova ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar nga banorët aty për rreth se dyshohet se motra e ka mbytur motrën.