Sulmuesi i krahut Milot Rashica pritet të jetë titullar te skuadra e Werder Bremenit për ndeshjen kundër Dusseldorfit.

Ndeshja Werder Bremen – Dussseldorf zhvillohet të premten, në kuadër të xhiros së 14-të të Bundesligës gjermane, përcjell sot Koha Ditore.

“Trajneri i Werder Bremenit pritet të bëjë disa ndryshime në mbrojtje, por edhe në sulm. Milot Rashica dhe Florian Kainz pritet të jenë në dy krahët e sulmit të Werder Bremenit për ndeshjen kundër Dusseldorfit. Paraqitja e Rashicës në këtë ndeshje do të jetë rast i mirë për t’u treguar i suksesshëm”, ka shkruar “meinwerder.de”.

Dusseldorfi është në vendin e fundit me nëntë pikë, kurse Werderi në vendin e nëntë me 18 pikë.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës në gjashtë paraqitje për Werder Bremenin këtë edicionin ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim.

Një ndeshje ka luajtur edhe në kuadër të Kupës gjermane. Sulmuesi i krahut te Werderi u transferua në janar të këtij viti nga skuadra holandeze Vitesse.