Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka kërkuar nga bashkëlojtari i tij Cristiano Ronaldo që të sqarojë të ardhmen te klubi, pas intervistës pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo pas ndeshjes kishte deklaruar se “kishte shijuar” kohën te Reali dhe se i duhen disa ditë për të qartësuar të ardhmen e tij.

Menjëherë pas tij ka folur Ramos që ka thënë se beson që portugezi do të qëndrojë në Madrid.

“Supozoj se e ka pasur fjalën për një pushim sezonal. Nëse ka diçka, duhet ta sqarojë sot. Ai është pjesë kyçe për ne. Nuk mund të jetë në një vend më të mirë”, është shprehur Ramos.

Ronaldoi iu bashkua Realit më 2009 nga Manchester Unitedi.