Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me drejtorin e QKUK-së, Basri Sejdiu dhe drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, vizituan sot Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Në një adresim për medie, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se rezultati i për shuarjen e pandemisë s’do të mungojë, në rast se qytetarët i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së.

Ramadani nga Podujeva ka deklaruar se me kontrollet rigoroze të institucioneve për respektimin e rekomandimeve, në ditët në vijim, siç ka thënë ai, mund të ketë rënie të rasteve të reja.

Lexo edhe: Zemaj nga Podujeva: Na lejoni t’i kthehemi normalitetit, mbani maskën

“Ne po mundohemi që bashkë me komunat dhe shtabet tjera komunale të përcjellim situatën, të cilat përcjellin zbatimin e rekomandimeve nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe institucionet e Kosovës. Besojmë që me një kontroll rigoroze të institucioneve në zbatimin e këtyre rekomandimeve në ditët në vijim do të kemi rënie të rasteve, e që varet nga çdokush prej neve, nga çdo qytetar që t’i përmbahet rekomandimeve, t’i përmbahet distancës, të vendosin maska sidomos në ambiente të mbyllura dhe ambiente ku ka shumë njerëz dhe të mbajnë higjienën e tyre personale. Rezultati sigurisht që nuk do të mungojë”, ka shtuar Ramadani./Llapi.info