Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama, shprehu edhe njëherë gatishmërinë për plotësimin e 8 pikave të studentëve, por vetëm duke dialoguar.

Ai tha se nga dialogu me studentët duhet të dalë një marrëveshje e kalendarizuar.

“Pas kësaj fshihet nga njëra anë qëllimi që këto të mos zgjidhen, studentët të acarohen dhe të futen në qorrsokakun ku kërkon kjo opozitë që kërkon revolucion që pas zgjedhjeve. Kjo është arsyeja pse unë refuzoj që të plotësoj këto 8 pika sikur janë porosi si dyqan. Pikat nuk janë vetëm çfarë, por edhe si. Ne jemi të përgatitur për çfarë dhe si, por dua ta diskutoj me studentët para publikut”, tha Rama.