Para Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, pasditen e sotme janë parë radhë të gjata të të rinjve.

Agjencia fotografike LSA ka realizuar sot pasdite disa foto pranë Ambasadës Gjermane në Shqipëri, ku shihen shumë të rinj në radhë, duke pritur me dosje aplikimet për punë në Gjermani.