Memli Krasniqi, është kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai u zgjodh me 460 vota pro nga 467 delegatë sa ishin të pranishëm, në Konventën e 10-të të kësaj partie.

Gjashtë nga ta votuan kundër dhe një abstenoi.

Klan Kosova gjatë ditës ka qëndruar në qytetin e lindjes së kryetarit të ri të PDK-së.

Rushit Bilalli, qytetar nga Mitrovica tha se pa bërë gabime Albin Kurti nuk mund të forcohet PDK-ja.

“Jo, pa bërë gabime Albin Kurti nuk mundet. Derisa një politikan ka ardhur në pushtet me të metat e tyre. Derisa ky të gabon më shumë se këta, nuk mundet.

“Unë e përkrahu kandidaturën e Memli Krasniqit. Nuk është i vetmi prej kuadrove por pasi është i ri ndoshta mund ta bëj ndonjë rend me të ri pozitiv”.

Ai tha se ish-kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, kanë pasur sprova më të mëdha.

Ju sjellim në vazhdim opinionet e qytetarëve të Mitrovicës për zgjedhjen e Memli Krasniqit, kryetar i PDK-së.